AKTUALITET, 1 Prill 2023, 17:52

Drejtonte grupin kriminal të drogës, kush është shqiptari i arrestuar në Itali. E shkuara e errët (EMRI)

Drejtonte grupin kriminal të drogës, kush është shqiptari i

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se drejtonte një grup kriminal që merrej me trafik droge.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Tonin Ndoci. Mediat italiane raportojnë se Ndoci ishte një emër i njohur për policinë italiane, pas veprimtarive që lidhen me drogë. Pavarësisht se tentonte të mbante një profil të ultë, ai dyshohet se ishte kreu i një grupi kriminal.

Në vitin 2022 grupi i tij kriminal, që çoi në arrestimin e 9 personave dhe sekuestrimin e 20 kg kanabis, ishte në shënjestër të një operacioni policor, ndërsa ai nuk u dyshua se kishte qenë ‘kapoja’, por hetimet zbuluan krejt të kundërtën.