AKTUALITET, 1 Prill 2023, 19:42

Meta me të moshuarin që la Amerikën dhe merret me kauzat e Astirit dhe Unazës së Madhe: Aktivizmi për çështjet e drejta është si dashuria, s’njeh moshë!

Meta me të moshuarin që la Amerikën dhe merret me kauzat e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sot bashkë me një të moshuar, i cili është bërë pjesë e disa lëvizjeve, si protesta për mbrojtjen e kauzave të banorëve në Astir, apo ata të Unazës së Madhe.

Meta përmes një videomesazhi pohon se i Fejzi Hajdari la Amerikën dhe tani merret me kauza të tilla, ndërsa u shpreh optimist për rezultatet në 14 maj, duke shtuar se të rinjtë nuk do të ikin nga Shqipëria.

“Jam me Fejzi Hajdarin, i cili e ka lënë Amerikën për t’u kthyer në Shqipëri. Është ndër aktivistt kryesor për çështje civile në mbrojtje të të drejtave të banorëve, të Astirit, të Unazës së Re, i cili është optimist që ndryshimi do triumfojë në 14 maj që të rinjtë mos të ikin më nga Shqipëria dhe që të gjithë ata që kanë ikur të kenë mundësin që të kthehen”, tha Meta.