AKTUALITET, 20 Maj 2026, 16:59

Dyshimet për abuzime me tendera, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato

Dyshimet për abuzime me tendera, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot vendimin për dosjen që lidhet me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato dhe 6 të tjerëve.

Shkalla e dytë ka ndryshuar një pjesë të akuzave që lidhen me 4 nga të pandehurit, mes tyre edhe Qato, që lidhej me veprën e shkeljes së barazisë në tenderë, duke i shpallur të pafajshëm. Teksa ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme për çështjen e falsifikimit.

Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj.

Të pandehurit në këtë dosje voluminoze të SPAK kanë qenë 10 persona, mes tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë:

Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Elona Gogo, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani.

Një pjesë e të pandehurve kishin marrë pafajësi edhe në shkallën e parë.

Çfarë vendosi GJKKO vitin e kaluar për Qaton

Vendimi i shkallës së parë vitin e kaluar për Sonila Qaton ka qenë shpallja fajtore dhe u dënua me 6 muaj burg, por u pezullua ekzekutimi i dënimit duke e kthyer në punë në interes publik me 60 orë si dhe heqjen e ushtrimit të funksioneve për një periudhë 1 vit.

GJKKO vendosi vitin e kaluar konkretisht:

“Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti”.

Vendimi i plotë i Apelit të GJKKO-së sot (20 maj):

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale

“Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar

nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale
”Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

– Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

– Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te shtetit. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026”.