TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edmond Ruçi, oficeri i Komisariatit të Sarandës që u arrestua nga AMP ka të bëjë me një rast korrupsioni.
Pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.
Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.
Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori, pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet.
Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.