AKTUALITET, 20 Maj 2026, 14:19

Nesër Kuvendi, Berisha porosi deputetëve: Nëse Rama nuk vjen në interpelancë, mos pranoni delegimin

Nesër Kuvendi, Berisha porosi deputetëve: Nëse Rama nuk vjen

Një ditë para seancës plenare, ku janë parashikuar 10 interpelanca, Sali Berisha i ka dhënë udhëzime grupit parlamentar se asnjë prej deputetëve nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri.

“Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri. Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Nuk vjen, ne marrim vendimet tona. Ne nuk pranojmë delegimin që nuk e njeh Kushtetuta të detyrimit të tij për t’u paraqitur.

Se nuk paraqitet dot ai, e kuptoni apo jo. Ai është shkatërruar nga nervat dhe çdo gjë. Ai është i sfazuar tani dhe nuk paraqitet për asgjë. Prandaj dhe ikën, prandaj dhe nuk duket në parlament. Por ai duhet të paraqitet. Kështu që do vazhdojnë kërkesat për interpelanca dhe detyrimi i tij është kushtetues për t’u paraqitur në interpelanca. Janë bërë kaq të shumta dosjet e tij, aferat e tij personale dhe familjare, saqë populli kërkon transparencë. Nuk mund të vazhdohet duke ikur, duke shkelur Kushtetutën siç bën ai”, tha Berisha.