TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën e sotme të gjyqit për çështjen “Partizani” munguan i pandehuri Fatmir Bektashi dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj.
SPAK kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se mungesa e avokatit mbrojtës dhe e të pandehurit e bën të pamundur vijimin normal të procesit.
Ndërkohë, në gjykatë ishin paraqitur dy dëshmitarë, mes tyre dhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.
Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 8 qershor, në orën 10:00. Në atë seancë pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë, mes tyre Paro Laçi dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Bujqësisë Genc Ruli.