AKTUALITET, 20 Maj 2026, 16:40

U thirr në SPAK pas përplasjeve me Ramën? Ja si përgjigjet deputeti socialist

U thirr në SPAK pas përplasjeve me Ramën? Ja si përgjigjet

Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka qenë sot i pranishëm për dy orë në Prokurorinë e Posaçme.

Kjo nuk është hera e parë që Peçi paraqitet në SPAK.

Sakaq, nuk është raportuar se cila është arsyeja pse Peçi është thirrur në prokurori. I pyetur nga gazetarët në lidhje me arsyen e thirrjes dhe faktin nëse kjo lidhet me “përplasjet’ e tij me kryeministrin Rama, Peçi u shpreh se këta e dinë ata, referuar prokurorëve.