TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania tjetër “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë), pritet të jetë nesër në qendër të debatit politike në Kuvend.
Gjatë seancës openare në pikat e rendit të ditës është parashikuar që të mbahet interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama në lidhje me fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i qeverisë pritet të jetë vetë i pranishëm nesër në interpelancën me Gazment Bardhin.
Në kërkesë thuhet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.
PD thotë se qeveria shqiptare duhet të informojë Kuvendin dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme dhe të gjitha detajet e tjera që lidhen me këtë veprimtari.
