TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke shitur doza kokainë dhe tableta ekstazi në tabakinon që administronte në Dhërmi.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 31,” si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
– L. H., 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshm.”, thuhet në njoftimin e policisë.