TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i cili ishte në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.
Henerigert Mitri ishte me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike.
Ndaj tij, GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Henerigert Mitri ishte drejtor i Policisë së Lezhës, teksa u zbulua nga përgjimet se dekonspironte aksionet e policisë, duke bashkëpunuar me bandat kriminale. Madje, ai ishte shkaku i dështimit të një operacioni të “Guardia di Finanza”, për kapjen e trafikantëve shqiptarë të drogës.
Henerigert Mitri në një rast mori policinë e Mirditës që të ndryshonte vendin e kontrolleve pasi ishin pranë banesës së një trafikanti që ishte bashkëpunëtor me Klodian Shahinin dhe Pjetër Kola.
Ish-drejtori i Policisë Lezhë akuzohet se kishte komunikim të vazhdueshëm edhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua për dosjen “Metamorfoza”, dhe i jepte garanci për biznesin e tij. Në një komunikim mes të dyve, Henerigert Mitri i thotë Pëllumb Gjokës që t’i komunikojë drejtorit të hipotekës që të shkojë ta takojë se do i thoshte që të ruhet, çfarë tregon se Mitri u shërbente të gjithëve.