AKTUALITET, 11 Shtator 2024, 14:48

Vetëm pak minuta në SPAK, Malltezi njihet me akuzat: Gënjeshtra të trasha, prokurorët i shërbejnë qeverisë

Vetëm pak minuta në SPAK, Malltezi njihet me akuzat: Gënjeshtra

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka dalë nga SPAK dhe ka folur për mediat. Ai tha se akuzat ndaj tij dhe Berishës janë gënjeshtra të trasha.

"Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur. Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar. Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve. Nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve.

Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë.”, tha Malltezi.