AKTUALITET, 11 Shtator 2024, 20:05

“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shembje kockash", Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore

“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka

Ish-kryetari i PS dhe ish-kryeministri vendin Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore.

“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shembje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuesë për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano për Top Channel.

Ndërsa një tjetër pas një kominikimi me familjen tha se “situata e tij shëndetësore është nën kontroll”.

Gushtin e vitit të shkuar Fatos Nano u përball me një situatë të vështirë shëndetësore.

Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Por pas ndërhyrjes intensive të mjekëve ia doli të kishte një shëndet të stabilizuar.