TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar sot në ambientet pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është ngritur QV 0871, Fushë-Milot. Personat e përfshirë në përplasje janë identifikuar si K. P. dhe A. Ll.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati verbal mes dy personave. Më pas, konflikti ka vijuar jashtë këtij perimetri, ku dyshohet se shtetasi Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të situatës.