TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor. Por ai e ka shtyrë vizitën e tij dhe më në fund do të mbërrijë në Tiranë vetëm pasditen e së hënës vonë, nboftojnë mediat franceze.
Emmanuel Macron do të shtyjë të hënën mbërritjen në Tiranë, si pasojë e sulmit terrorist në Arras, ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njoftoi sot pallati Élysée.
Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.
“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar”, ai do të mbërrijë vetëm pasditen e së hënës në kryeqytetin shqiptar, kubdo te humbase te gjitja mbledhjet dhe ceremonite. Ai do te vije ne Tirane vetem për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Élysée ende nuk e ka specifikuar programin e saj në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.
Situata në lindjen e mesme ku autoriteteve franceze i duhet të krijojnë një korridor me Egjiptin për nxjerrjen e qytetarëve të tyre nga Gaza dhe atentati alarmant ndaj një mësuesi në Arras të Francës, kanë qenë arsyet që presidenti Francez ka anulluar pjesmarrjen në Samitin e Berlinit, që do të mbahet nesër për herë të parë në Tiranë. Një minutë heshtje do të mbahet të hënë në në orën 14:00 në të gjitha shkollat franceze në nderim të viktimave të atentatit të së premtes ndaj një mësuesi francez, i vrarë me thinkë nga një ish-nxënës i radika lizuar në Arras (Pas de-Calais).
Një shkak tjetër është situata në Lindjen et Mesme, gjithashtu në qendër të shqetësimeve të ekzekutivit. Ndërsa Israeli vazhdon përgatitjet për një ofensivë tokësore në Rripin verior të Gazës në përgjigje të sulmit të paprecedentë terroriste të nisur më 7 tetor nga Hamasi kundër Shtetit Hebraik, Emmanuel Macron rriti komunikimin me liderët e huaj që të shtunën, duke i kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sissi që të hapin një korridor humanitar në Gaza, nëpërmjet Rafah, për “evakuimin e bashkatdhetarëve tanë”, mbajtur peng nga Hamasi, sipas autoriteteve. Presidenti francez do te vije ne Tirane vetem për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.