TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në konferencën e përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës dhe Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.
Rama shtoi se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.
“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha Ursula Von der Leyen.
“Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes ë njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE”, tha Rama.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me Edi Ramën, dha disa mesazhe të rëndësishme për vendin tonë dhe rrugën drejt BE.
Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE, por shtoi se po ashtu është nevoja edhe për disa reforma.
“Shqipëria po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave.
Mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Kemi nisur me investimin prej 30 miliard euro. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës. Në mund të arrimë shumë së bashku.
Sot dua të përqendrohem te plani i ri për BE-në. Ku plani ka potencialin për të rritur ekonominë e vendit tuaj. Për këtë janë të nevojshme reformat që do të shoqërohen me invcestime. Kjo do të shoqërohet edhe nga financimet.
Mesazhi i tretë, investimet tona do kenë të njëjtën kapacitet sa pUna që do bëni ju.”, u shpreh ajo.