AKTUALITET, 17 Shkurt 2023, 10:31

Dosja "21 Janari"/ Kaseta audio me përgjimin e Prendit dhe plumbi i dëmtuar që vrau Aleks Nikën futen në kallëzimin e familjarëve të viktimave

Dosja "21 Janari"/ Kaseta audio me përgjimin e Prendit dhe plumbi
Homazhet për viktimat e 21 janarit

Zbardhet kallëzimi i familjarëve të 4 viktimave të 21 Janarit, që është depozituar në SPAK, një ditë më parë, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili në vitin 2011 ishte ministër i Brendshëm, ish-komandantit të Gardës, Andrea Prendi dhe Agim Llupos, ndërsa e akuzojnë për rolin e ekzekutorit.

Në këtë kallëzim parashtrohen ato që për familjarët janë prova për vendin e ngjarjes, që të dënohen autorët e vrasjeve të 4 protestuesve, mes tyre pamjet filmike apo dhe deklarimi i Berishës.

Po ashtu, si provë nga ana e familjarëve citohet dhe fakti që sipas tyre Berisha dha urdhër për fshirjen e serverëve të Kryeministrisë. Mes të tjerash nënvizohet se “si provë direkte për pjesëmarrjen aktive të ish-kryeministrit në këtë ngjarje do të shërbejë dhe administrimi i deklarimit publik, në mënyrë të përsëritur që ka bërë gazetari investigativ Artan Hoxha sipas të cilit disponohet një kasetë audio në përmbajtjen e së cilës përveç ish-komandantit të gardës dëgjohet edhe pjesëmarrja aktive e ish-kryeministrit. Disponimi dhe administrimi i kësaj kasete sigurisht edhe në kompetencën ekskluzive të institucionit tuaj. Si provë direkte është dhe fakti për pjesëmarrjen e personave që morën pjesë në vrasjen e viktimës Aleks Nika shërben edhe fakti që plumbi i gjetur në trupin e tij është i dëmtuar qëllimisht për të mos u identifikuar jo vetëm autorin e qitjes, por fakti që qitja është bërë nga persona të zinxhirit të Gardës”.

Mark Nika, Xhaxhi i Aleksit, njëri prej katër të vrarëve para kryeministrisë më 21 janar kritikoi Prokurorinë e Tiranë, që sipas tij e mban dosjen në sirtar dhe nuk jep asnjë shpjegim. Ai theksoi se i janë drejtuar SPAK, pasi nuk kanë besim të prokurriia e Tiranës.

“Ne kemi dorë një kasetë audio, ku flitet për të gjithë mekanizimin që ka përdorur Garda. Identifikohet zëri i komandantit të gardës. Kjo kasetë është disponuar prej nesh, por sot mbahet nga Artan Hoxha. E dorëzojmë te SPAK, sepse te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Prokuroria e Tiranës nuk e heton atë ngjarje, jo se nuk ka prova. Si ka mundësi që kjo të na refuzoj, Prokuroria ka frikë të hetojë. Prokuroria e Tiranës e mban dosjen kot. Ne kundërshtojmë në gjykatë dhe besoj se edhe sipas konsultës që kam bërë me juristë të kualifikuar, duhet të na japin shpjegime, sepse nuk ma do mendja që të refuzohet dhe të hidhet poshtë nga gjykata speciale. Çështjen Prokuroria e Tiranës e ka në sirtar. Edhe ne familjarët jemi palë në procesin penal. Ne nuk kemi lidhje me politikën. Ne veprojmë të pavarur. Politika atë punë ka. Kemi ardhur pa njoftuar SPAK.  SPAK ta hetojë çështjen dhe kemi shpresë. Autori i vrajës është Agim Llupo dhe Andrea Prendi, ne kërkojmë kush i prishi provat”, tha Mark  Nika.

Dosja "21 Janari"/ Kaseta audio me përgjimin e Prendit dhe plumbi

Dosja "21 Janari"/ Kaseta audio me përgjimin e Prendit dhe plumbi

Dosja "21 Janari"/ Kaseta audio me përgjimin e Prendit dhe plumbi
Padia e familjarëve të viktimave të 21 janarit në SPAK