TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini debatoi në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit” me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për dosjen “McGonigal”, çështjen ku kryeministri dhe zyra e tij dyshohet se kanë përdorur një agjent të akuzuar si të korruptuar për të sulmuar opozitën në Shqipëri. Ministrja Spiropali u përgjigj se ish-agjenti Charles McGonigal nuk akuzohet për këtë gjë dhe se kjo nuk është akt-akuza amerikane.
Debati në studio
Sejamini: Ka një problem. E lëmë opozitën një moment, por të flasim si qytetarë dhe jam i shqetësuar për këtë. Kur shikoj kryeministrin që nuk thotë asnjë fjalë dhe i mungon çdo lloj përulësie, ndihem keq. Ju shikoj edhe ju që thoni se s’ka asgjë, ndjehem keq. Unë si qytetar shikoj që në SHBA shkruhet përditë për këtë çështje, shkruhet për Shqipërinë, e lëmë çështjen e Rusisë. Si qytetar mendoj se përderisa shkruajnë gazetat më të mëdha, ka diçka këtu që nuk shkon, diçka të keqe që ka ndodhur. E dyta. Gjithë kjo fshehtësi, gjithë këto shkelje të ligjit që ka bërë ish-agjenti kanë një arsye që janë bërë, se një njeri me përvojën e tij, nuk mund të themi me lehtësinë më të madhe hë mos se s’ka gjë, janë takuar në rregull.
Spiropali: Ne nuk e themi këtë se nuk na takon ta themi. Ai do të mbajë përgjegjësitë e tij. A janë administrative, a janë penale, ajo është çështje që i takon gjykatës amerikane.
Sejamini: Ai rrezikon 40 vite burg për këtë çështje, por nuk është kjo çështja..
Spiropali: Ose mund të dalë i pafajshëm dhe pastaj eja të diskutojmë...
Sejamini: Por ama duhet të diskutojmë një gjë: SHBA-të akuzojnë një njeri kaq të lartë dhe përbën një gjest publik që ka shokuar shumë amerikanë, që ka vënë në dyshim këto institucione të rëndësishme të Amerikës. Në gjykatë të gjithë ata që kanë dëshmuar në prokurori që askush nuk i di, pala e akuzuar do t’i dëshmojë në gjykatë, se kanë të dhëna për drekat për darkat. Do ta shikojmë se çfarë do të thotë zoti Neza, zoti Duçka.
Spiropali: Po i kanë dhënë ata.
Sejamini: Por i kanë dhënë para jurisë dhe janë sekrete për publikun, janë konfidenciale, por do t’i thonë në gjykatë dhe ne do t’i marrim vesh këto gjëra. Nuk diskutohet që këto do të dalin. Çështja qëndron që kryeministri dhe zyra e tij ka përdorur një agjent të akuzuar si të korruptuar për të sulmuar opozitën.
Spiropali: Kjo është absolutisht e pavërtetë.
Sejamini: E thotë akt-akuza amerikane që është hapur hetimi me informacion dhe kërkesë nga këshilltarët dhe njerëz të afërt nga zyra e kryeministrit. Kjo është shqetësuese për mua dhe nuk a rëndësi se çfarë bën opozita, nuk ka rëndësi kush është Lulzim Basha, kush është Sali Berisha. Kur qeveria shqiptare përdor një agjent të FBI-së për të hapur një hetim në Amerikë.
Spiropali: Ai nuk akuzohet për këtë gjë, kjo nuk është akt-akuza.
Sejamini: Është fakt i provuar nga hetimi, jo nga gjykata që hetimi është hapur me kërkesë nga zyra e kryeministrit dhe zoti Neza ka qenë informator sekret dhe kjo është gjë e rrezikshme, sepse unë kam frikë se çfarë mund të bëni ju në Shqipëri, me prokurorët shqiptarë, kur këtë e bëni me prokurorët amerikanë.
Z. McGonigal dhe personat e tjerë mund të kenë shkelur ligjet në Shqipëri, pa shkelur ligjet amerikane dhe ligjet shqiptare hetohen nga prokuroria shqiptare. P.sh. nëse ai ka ndikuar z.kryeministër, duke e gënjyer, i cili me mirëbesim e ka pranuar si të vërtetë këtë thënie duke ndikuar në një tender dhe kjo duhet hetuar. Duhet hetuar a kanë dalë paratë nga Shqipëria apo jo? Kompania pse u hap në Shqipëri? Erdhën dy agjentë. Ky agjenti tjetër që është dënuar dhe doli në mediat e qeverisë duke sulmuar opozitën, është paguar? Pra ne kërkojmë pak përulësi dhe të lejoni disa procese minimale, disa pyetje-përgjigje.