AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 22:40

"Jeni kapur me presh në duar"/ Abilekaj debat me Spiropalin: Në vend të kërkoni ndjesë, vijoni të sulmoni opozitën!

"Jeni kapur me presh në duar"/ Abilekaj debat me Spiropalin:

Enton Abilekaj ka debatuar me Elisa Spiropalin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me aferën McGonigal dhe faktin që pati një përpjekje të Edi Ramës për të njollosur PD-në si një parti me lidhje ruse, duke përdorur ish agjentin e FBI-së, mbi të cilin tashmë rëndojnë akuza penale. 

Abilekaj deklaroi se në vend të kërkohet falje nga mazhoranca, për sulmin ndaj opozitës, ky sulm vijon dhe u mohohet e drejta e interpelancës dhe fjalës në Parlament. 

Pjesë nga debati: 

Elisa Spiropali: Kryeministri ka të drejtë të delegojë interpelancën. Jo vetëm kryeministri Rama, të gjithë kryeministrat kanë deleguar interpelanca. Ne kemi qenë të gatshëm të përgjigjemi, kanë refuzuar ata të ulen me ne. E duan apo jo mocionin me debat?

Enton Abilekaj: Nuk keni dashur ju. Ishte shkelje e Kushtetutët dhe Rregullores së Parlamentit. Kryeministri ka detyrim kushtetues. E dyta, thatë që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Kjo çështje ka shuëm lidhje me Shqipërinë, sepse në akt-akuzë përmendet edhe Rama edhe Shqipëria. Mediat amerikane kanë nga dy artikuj në ditë për këtë gjë. Flisnin për lidhjet e McGonigal me Ramën, lidhje të fshehta dhe të papërshtatshme. Duhet t’ju shqetësojnë këto gjëra.

Elisa Spiropali: Juve ju shqetësojnë, ju lënë pa gjumë, por ju qetësohuni!

Enton Abilekaj: Ju flisni për dhunë kundër opozitës. Në vend të kërkoni ndjesë që jeni kapur me presh në dorë duke paguar për të sulmuar opozitën, vazhdoni përjashtoni opozitën. Kanë dalë të gjithë mediat amerikane në këto konkluzione.

Elisa Spiropali: E kuptoj këtë ngut për të nxjerr konkluzione nga zoti Berisha, sepse ka hallin e vulës dhe një non-grata që mbron SHBA-të është qesharake… Por, nuk e kuptoj këtë ngut nga ju. Prisni fazën e gjykimit.