AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 21:57

Rama: McGonigal më dhuroi vetëm një kapele të FBI-së!

Rama:  McGonigal më dhuroi vetëm një kapele të FBI-së!

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me akt akuzën e drejtësisë amerikane për Charles McGonigal.

Ndalur në pjesën ku thuhet se Rama mori një objekt special nga McGonigal ai zgjodhi të ironizojë duke thënë se dosja lexohet ndryshe në shqip dhe ndryshe në anglisht.

“Përgjues. Më dha ca përgjues specialë. Përgjues me satelitë. E ke në versionin shqip, lexoje në anglisht. Ajo fjala që përdoret ashtu përdoret për kapele, bluza për të gjithë ato që jepen si dhurata simbolike. Më dha një kapele të FBI-së. E kam atë kapele, tha Rama.

“Gjëma e parë është se kemi sajuar paratë. U hetua atje. Na doli që edhe non gratën e këtij të vdekurit që kujton se është gjallë e paskam bërë unë me McGonigalin. Që t’u besosh këtyre ka dy rrugë, ose të jesh idiot, ose të jesh berishist.

Unë di të them që kjo vorbull do të ketë dy rezultate. Muamë dalin fjalën sepse di të lexoj dhe të shoh tre hapa më larg të tjerëve. Kjo vorbull që këta po krijojnë do nxjerrë dy gjëra, që çfarë ishte e errët për paratë ruse dhe non gratën do dalin të zeza fare dhe me 14 Maj këta do hanë një shpullë nga ky popull. Unë po të them çfarë unë mendoj, duke bërë sinteza për ato që dëgjoj dhe lexoj.   Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin kaq shumë, i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto gjëra do të ekspozohen”, deklaroi Rama.

Rama është shprehur se do të shkojë në Kuvend nëse do e shikojë të arsyeshme, vetëm për të diskutuar për qytetarët, por sipas tij, askush nuk mund ta detyrojë me forcë.Rama tha se nuk është punë për të nëse opozita merr pjesë ose jo në zgjedhje. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij është bërë e mundur shkëputja e drejtësisë nga ndikimi i qeverisë dhe sipas tij, dalja “në pah” e rasteve të korrupsionit është edhe meritë e tij.

“Të ndikojë në ndryshimin e kësaj situate në Parlament. Kush fle me qenin gdhihet me pleshta. Për të shlyer sado pak nga ky turp, unë do të je mi rezervuar në raport me politikën e përditshme. Nuk jam anëtar i komisionit përkatës. Maxhoranca nuk është një trup që bashkohet për të përjashtuar njerëz. Por besoj se nuk ka shqiptarë normalë që nuk është dakord me përjashtimin e deputetëve, që është kthyer në një mejhane. Ushtrojnë forcë për të penguar punimet e Parlamentit. Parlamenti është vendi ku ka të drejtë fjale gjithësecili. Askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin që të flaës. Nuk mund të pajtohemi me faktin që ata që kërkojnë shkarkimin e kryetares së Kuvendit dhe nuk vijnë në votim.

Unë jam kryeministri që kam qenë më shumë në Parlament më shumë se të gjithë të tjerët. Jam përfshirë në debat edhe në situata për të cilat nuk kam qenë krenar. Unë do të shkoj në mocion me debat, jo për opozitat, por se e shikoj të arsyeshme për të biseduar me zgjedhësit. Mua nuk më detyron njeri me forcë, por në një situatë zoologjike unë nuk kam punë. E them me keqardhje dhe me një ndjenjë bashkëfajsie. Aty janë dy grupe që nuk lënë njëra-tjetrën të flasin.

Këto janë pyetje që nuk janë për mua, sepse unë nuk merrem me shkeljet e njërit grup dhe të drejtat e tjetrit. Unë i kam borxh shqiptarëve që të mos marr pjesë në atë vend zoologjik. Opozita është arratisur nga detyra prej vitesh. Është një opozitë në arrati. Tani e ka transferuar në hall të gjithë shqiptarëve, a thua se është hall i shqiptarëve kush e ka vulën dhe firmën. Janë arratisur nga detyra opozitare prej vitesh. Cilin rol duhet të kem unë. Kjo është një çështje që është në gjykatë. Nuk është fare tema ime. Ne nuk kemi lidhje se kush shkon në zgjedhje. Zgjedhjet janë një ofertë. Populli hap garën dhe pret ofertat. Nëse dikush thotë nuk kam ofertë sepse nuk kam vulë, është puna e tyre. Nuk është bisedë për mua.

Kush janë këta gjykatës që përcaktojnë që në 21 janar pati vrasje pa autor. Jemi sot këtu me krimet më të mëdha e spektakolare të veshura me pushtetin abuziv, ndërkohë që më në fund hapëm kantierin për të ndërtuar Teatrin e ri të Kukullave në territorin e ndarë përgjysmë ku njëra pjesë është e çliruar dhe tjetra e pushtuar. Unë di të them këtë, në këtë aspekt, mirë apo keq, me kostot përkatëse dhe vuajtjet përkatëse, unë kam marrë përsipër ta ndajë qeverinë nga drejtësia”, është shprehur Rama.