AKTUALITET, 17 Shkurt 2023, 00:00

“Është shpërdorim i të dhënave personale, shkelje e të drejtave të njeriut”/ Abilekaj përplaset ashpër me Spiropalin për aplikacionin “Aktiv1sti”

“Është shpërdorim i të dhënave personale, shkelje

Analisti Enton Abilekaj debatoi ashpër në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për përdorimin me detyrim të aplikacionit “Aktiv1sti” nga punonjësit e administratës, me qëllimin shpërndarjen dhe pëlqimin e aktivitetit të qeverisë dhe PS-së. Spiropali e mbrojti aplikacionin si një platformë online që e kanë të gjitha partitë moderne, por Abilekaj, u shpreh se detyrimi i administratës për like dhe share të postimeve është shkelje e të drejtave të njeriut dhe cenim i të dhënave personale.

Debati në studio   

Abilekaj: Po e bëmë edhe “Aktiv1stin” që nuk është asgjë këtu i bie. Ju zonjë e keni të qartë që nga Facebook, Instagrami, Youtube dhe Tik-Toku, kush do që tu bëjë share dhe like, ju bën. Pse e përdorni “Aktivistin” ju?

Spiropali: Po nuk është për atë.

Abilekaj: Ju doni ta kontrolloni edhe sa like bën, ta kontrolloni dhe kjo është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, qoftë edhe anëtar i PS-së.

Spiropali: Kush e thotë këtë?

Abilekaj: Të kontrollosh tjetrin, veprimtarinë e njeriut?

Spiropali: Sa parti në botë kanë rrjetet e brendshme të partisë?

Abilekaj: Është presion i hapur mbi të gjithë dhe like-t dhe share-t janë rritur tani për shkak të këtij presioni që bëni, se ju nuk keni nevojë të bëni presion, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe marrjen e të dhënave personale. Çfarë bëra like unë, çfarë bëra share, kujt i thashë aktivitetin tim në rrjetet sociale.

Spiropali: A ka të drejtë PD-ja të krijojë një aplikacion, një platformë online?

Abilekaj: Të më kontrollosh mua? Të kontrollosh jetën e njerëzve, kur ke në dorë punën e tyre?

Spiropali: Unë kam 10 pika aty, unë jam ministre. Çfarë më kontrollon?

Abilekaj: Ti kontrollon çfarë bën ai. Një anëtar i partisë tuaj nuk ka nevojë për aplikacionin “Aktiv1sti” që të bëjë like dhe share.

Spiropali: Është një rrjet i brendshëm. PD pse nuk i përdor këto mjete të ligjshme...?

Abilekaj: Po nuk është e ligjshme, si qenka e ligjshme të kontrollosh jetën e tjetrit!?

Spiropali: Kjo është brenda PS-së.

Abilekaj: Si brenda PS-së? S’kanë të drejta ata të mos kontrollohen?

Spiropali: Ku e di ti çfarë kriteresh kemi vendosur, sa pikë ka?

Abilekaj: Ai mund të jetë punonjës i administratës, s’do ta bëjë.

Spiropali: Po të mos e bëjë.

Abilekaj: Do e kontrolloni ju me pikë. S’ka pikë ky. Shpallni çdo fund dite ja kush është në vend të parë e në vend të dytë.

Spiropali: Kjo është në baza absolutisht vullnetare ti e shkarkon në telefonin tënd dhe shkëmben informacion.

Abilekaj: Ky është shpërdorim i të dhënave personale. Ju ia kontrolloni dhe gjykoni dhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut.

Spiropali: Çojeni në prokurori!

Abilekaj: Ka shkuar në prokurori shoqatat e të drejtave të njeriut që s’kanë lidhje me opozitën.