TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike për Vlorën Gëzim Ademajt. Ky i fundit mori këtë mandat, pas dorëheqjes që dha Fatos Veizaj.
Më herët Ademaj ka thënë se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Ai është kandidat i PDIU nga lista e PD-së në qarkun e Vlorës, sipas koalicionit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.