AKTUALITET, 10 Shkurt 2023, 11:43

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Lindita Nikollës, debate e tensione në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Lindita Nikollës, debate e

Debate dhe tensione në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit në Kuvend, lidhur me kërkesën e bërë nga opozita për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

“Rregullorja e përcakton qartë që të transmetohet live. Kjo është pengesë dhe duhet të ndalet mbledhja deri sa të jepet për publikun”, tha ai.

Ndërkohë edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi ka pasur të njëjtën kërkesë, por që është refuzuar nga mazhoranca në këtë mbledhje.

“Rregullorja e përcakton të jetë live”, tha Çupi.