AKTUALITET, 10 Shkurt 2023, 10:57

Një ditë para protestës kombëtare ku do të kërkohet dorëheqja e Ramës, Petrit Vasili: 11 shkurti dita e vendimit mbarëpopullor

Një ditë para protestës kombëtare ku do të

Pak orë para mbajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, më 11 shkurt, përpara Kryeministrisë, ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në spotin e publikuar në rrjetet sociale, u bën thirrje qytetarëve që të vendosin pasi fjalën e kanë vetë ata.

“Hajdutet meritojne ndeshkimin me te rrepte. Tani fjalen e ka populli, ai vendos! Ne 11 shkurt dita e vendimit te madh mbarepopullor!”, shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë: 

Ska më asnje minute kohe per te humbur!

E keqja rilindase vetem shkaterron jeten e shqiptareve.

Nuk jemi te varfer por jemi te vjedhur.

Hajdutet i njohim kane emer e mbiemer dhe ne krye te listes eshte vetem nje Edi Rama.

Hajdutet meritojne ndeshkimin me te rrepte.

Tani fjalen e ka populli, ai vendos!

Ne 11 shkurt dita e vendimit te madh mbarepopullor!