TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ragip Gila, 29-vjeçari që dyshohet se vrau dy Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç (i dyshuar si shënjestra) dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.
Burimet bëjnë me dijse se i riu ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMË nën kërcënimin e armës.
Por në tentativë për t’i ikur policisë, ai është aksidentuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Më pas ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt lumit Kir, por aty është kapur nga Forcat Shqiponja. 29-vjeçarit, që kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, iu gjet edhe arma me të cilën kreu krimin.
Në vitin 2023, ai u arrestua pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, maska e paruke.