AKTUALITET, 24 Qershor 2023, 21:16

Detaje te reja nga arrestimi i Safet Gjicit, SPAK një javë më parë kontrolle në shtëpinë e gruas së videoskandalit, ja çfarë u sekuestrua

Detaje te reja nga arrestimi i Safet Gjicit, SPAK një javë më

Gjatë pasdites së sotme u arrestua me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës e cila shfaqet në videoskandalin të zotit Gjici.

SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.