TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një kohë kur shumë zhvillime po ndodhin në Rusi, ndërsa flitej për grusht shteti, duket se aleati i Putinit, Lukashenko po shuan ‘gjakrat’ me kreun e grupit mercenar Wanger.
Media shtetërore ruse “Tass” raporton se Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Yevgeny Prigozhin, për të mundësuar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas tyre, marrëveshja thuhet se është arritur.
Nga ana tjetër “BBC” raporton se Prigozhin, ka publikuar një postim në kanalin e tij në Telegram duke thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” lëvizjen e trupave të tij që po përparonin drejt kryeqytetit rus.
“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionin,” tha Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.