TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici. Mësohet se arrestimi, me urdhër të SPAK, është bërë në një lokal, pranë banesës së tij, ndërsa Gjici akuzohet për 'korrupsion pasiv'.
Arrestimi i tij erdhi disa ditë pas publikimit të një videoje, ku ish-kryebashkiaku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, me një femër, ndërsa pamjet bënë xhiron e rrjetit. Zonja në fjalë u ndalua, ndërsa gjykata caktoi ndaj saj masën 'arrest shtëpie'.
Pak pas publikimit të skandalit, Gjici doli në një reagim për mediat, ku deklaroi dorëheqje nga posti dhe më pas qeveria e shkarkoi nga detyra. Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Gjici tha se kishte rënë pre e një kurthi, të “orkestruar” nga kundërshtarët e tij. Ai shtoi se me vajzën në video kishte marrëdhënie intime dhe se ndihej i keq ardhur për tradhtinë ndaj njerëzve që i kishin besuar votën.