TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gripi mercenar Wanger duket se po i afrohet gjithmonë e më shumë kryeqytetit rus, Moskës, ndërsa u raportuar se po lëviz armatime dhe pajisje në rajon. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka njoftuar se masa konkrete po merren për të ruajtur popullsinë civile.
Ai ka bërë thirrje se e hëna është shpallur ditë pushimi dhe se banorët e Moskës duhet të shmangin çdo udhëtim nëpër qytet, pasi është shpallur një operacion kundër terrorizmit dhe situata “është e vështirë”. Sobyanin shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim.
Me shpalljen e një operacioni kundër-terrorist, autoritet kanë tashmë kompetencë që të kufizojnë lëvizjen e njerëzve, monitorimin ose kufizimin e komunikimit, të kontrollojnë qytetarët dhe automjetet dhe të evakuojnë popullsinë. Autoritetet njoftuan edhe se rajoni i Moskës ka pezulluar të gjitha ngjarjet masive në natyrë deri më 1 korrik.