AKTUALITET, 24 Qershor 2023, 19:31

Grushtit i shtetit nga grupi Wanger, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Rusi: Kontaktoni ambasadën!

Grushtit i shtetit nga grupi Wanger, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve

Teksa e gjithë bota ‘mban frymën’ për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Rusi, ku duket se grupi mercenar Wanger ka nisur një grusht shteti kundër Moskës, vjen një reagim nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Kjo e fundit ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Rusi, që nëse kanë probleme, të kontaktojnë me ambasadën shqiptare.   

Në një mesazh në Facebook, ministria u drejtohet qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Moskë duke u thënë se për çdo problematikë duhet t’i drejtohen ambasadës. Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe numrat e kontaktit.

“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al. Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:  [email protected]”, njofton ministria.