AKTUALITET, 24 Qershor 2023, 19:04

Detajet/ U prangos pranë shtëpisë, zbardhet akuza që çoi pas hekurave ish-kryebashkiakun Safet Gjici

Detajet/ U prangos pranë shtëpisë, zbardhet akuza që

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ndaj të cilit rëndon akuza e ‘korrupsionit pasiv’. Gjici është vënë në pranga me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala, bëri me dije se pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të një video skandal, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, sot ai ka përfunduar pas hekurave për korrupsion.

“SPAK iu drejtuar Gjykatës së Posaçme për të arrestuar Gjicin e përfshirë në një skandal seksual pak ditë më parë. Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve.

Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv. Gjici është arrestuar pikërisht nën një akuzë të tillë. Ai u ndalua nën ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane. SPAK nga hetimet ka rezultuar se ka siguruar prova që e implikojnë në veprën penale të korrupsionit”, tha gazetarja Lala.