TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paraditen e kësaj të shtune, moti i keq me shi dhe bershër ka përfshirë të gjithë qarkun e Korçës. Mes shumë zonave të prekura është dhe Maliqi, ndërkohë në disa fshatra raportohet se janë regjistruar dëme në bujqësi.
Reshjet kanë sjellë shqetësim te banorët, pasi ka dëmtuar prodhimet bujqësore të zonës, siç është gruri, i cili është pranë sezonit të korrjes.
Situata më e rënduar raportohet të paraqitet në fshatin Vreshtas. Ndërkohë, po ashtu moti i keq ka ndikuar edhe në turizëm, ku bëhet me dije se janë anuluar dhjetëra prenotime në qytetin liqenor të Pogradecit.