TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjiçi, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për vajzën që shfaqet në video skandalin ku u përfshi zyrtari.
Mësohet se Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj zonjës në fjalë, Alma.K., masën ‘arrest shtëpie’, ndërsa ndaj saj rëndon akuza e korrupsiont. Po ashtu bëhet e ditur se ekzekutimi i kësaj mase është bërë në qytetin e Shkodrës.
Masa në fjalë u la pasi zonja ka një fëmijë të mitur. Nga hetimi rezulton se pas aktit seksual me Gjicin, gruaja ka kërkuar favore pune Ndaj ish-kryebashkiakut rëndon akuza për “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan, për një tender për sterilizimin e qenve.
Kujtojmë se Gjici u arrestua pranë banesës së tij, teksa ishte në një lokal.