AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 22:16

Deputetja e grupit të Alibeajt vlerëson Berishën: Ka qenë ndër qeveritë më të suksesshme, bashkëpunoi me SHBA-të

Deputetja e grupit të Alibeajt vlerëson Berishën: Ka qenë
Dhurata Çupi

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, që është në grupimin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duke folur për marrëdhëniet e PD-së me SHBA-të, deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit” se 52 deputetët e grupit parlamentar i kanë votuar demokratët shqiptarë dhe ata shkojnë në SHBA. Ajo vlerësoi Berishën e shpallur “non grata” nga qeveria amerikane si kryeministrin e një qeverie shumë të suksesshme, që ishte bashkëpunuese me SHBA-të.

Pjesë nga biseda:

Çupi: Kemi një qeveri më të korruptuar në planet dhe kemi ministra të qeverisë që vizitojnë SHBA-të. Kemi një grup parlamentar me 52 deputetë të PD-së që i kanë votuar demokratët shqiptarë dhe këta deputetë shkojnë në SHBA. Unë para dy javësh jam kthyer nga një vitiztë shumë e suksesshme. Pra jam votuar nga demokratët e vendit tim, të një qeverie që kur është drejtuar nga Sali Berisha, ka qenë ndër qeveritë më të suksesshme është një qeveri që ka patur bashkëpumin me SHBA dhe unë sot bashkëpunoj me SHBA-të dhe jam një bashkëpunëtore si deputete, ashtu siç jam e gatshme sot që të bashkohem me 52 deputetët e PD-së për të bërë opozitë.

Mërtiri: Edhe nëse Berisha do jetë aty, kur vetë SHBA kanë thënë se nëse ai do të jetë në grupin parlament ne s’kemi punë me PD?

Çupi: Unë po them se votuesit shqiptarë kanë votuar 52 deputetë, ashtu siç po them se kemi një qeveri të superkorruptuar.