TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar bashkëpunimin mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës, për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
Noka u shpreh në një prononcim për mediat jashtë selisë së PD-së se koha për reflektim nuk është kurrë vonë.
Deputeti demokrat gjithashtu tha se “tërheqja e padisë iu jep sinjal demokratëve që do të jemi bashkë për një qëllim”. Nuk dihet nëse Noka i referohet çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.
Flamur Noka: Koha për të reflektuar nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë iu jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD erdhi pas qëndrimit të shprehur nga grupi i Enkelejd Alibeajt se do të mandatohej Gazment Bardhi për të negociuar me Partinë Demokratike, daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023.