AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 21:36

‘Nuk fitohet duke bërë aleancë qelbësirash”/ Analisti Mërtiri kundër bashkimit në PD: Nuk fitojnë ndaj Ramës

‘Nuk fitohet duke bërë aleancë qelbësirash”/
Ergys Mërtiri

Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri u shpreh skeptik se PD-ja mund të fitojë përballë Ramës edhe nëse bashkohen të dy grupimet e Berishës dhe të Alibeajt.

Duke komentuar thirrjet për bashkim, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mërtiri kujtoi thirrjen e vitit 2013 për bashkimin e “qelbësirave” të së majtës, për të rrëzuar nga pushteti Berishën, duke u shprehur se kjo nuk do të ndodhë në zgjedhjet vendore të pranverës 2023, por edhe po të ndodhë PD nuk do të fitojë ndaj PS-së, sepse ky bashkim nuk ka superioritet moral.

Pjesë nga biseda:

Ergys Mërtiri: Për mua ky bashkim është fals nga të dyja palët sepse unë nuk besoj se ky bashkim do të sjellë fitoren kundër Ramës. Le të bëjnë çfarë të duan. Këta nuk mund të fitojnë ndaj Ramës në kushtet ku janë tani. Partia e shpartalluar nga vetvetja, janë në luftë me njëri-tjetrin, i kanë nxjerrë horllëqet njëri-tjetrit. Kanë lënë nam prej një viti, duke nxjerrë gjëra ndaj njëri-tjetrit, që s’i ka nxjerrë as Rama ndaj tyre. E pse do të bashkohen tani këta? Për mua, nëse bashkohen ky është një imoralitet plus asaj që ka ndodhur deri tani

Ylli Rakipi: Politika shqiptare kështu është. Ta dëgjosh çkanë thëne4 Edi Ramëa me Ilir Metën për njëri tjetrin, duhet të arratisesh në mal...

Ergys Mërtiri: Kjo është e keqja. E kanë çuar situatën deri në atë pikë, kur nuk ka dreq që e zgjidh. Këta po bëjnë të njëjtën gjë. Cili është superioriteti moral ndaj Ramës, sepse këta e akuzojnë njëri-tjetrin dhe në fund bëhen bashkë për hir të atij tjetrit, këta po sillen si ai tjetri. Nëse mbajnë standardin moral të Ramës, ai është më i fortë në imoralitet dhe të mund. Si mund të fitohet përballë Ramës?
Vetëm me superioritet moral, dhe nuk fitohet duke bërë aleancë qelbësirash. Kjo bëhet duke e ndryshuar PD-në, duke e transformuar, duke sjellë njerëz, zëra, projekte, ide. Me një fabul 30-vjeçare, me njerëz prej 30 vitesh, që vegjetojnë dhe janë akuzuar për korrupsion në PD, që e kanë zhytur në gjendjen ku ndodhet, që e kanë mjelë atë dhe shqiptarët, tani akuzojnë njëri-tjetrin dhe duan të bashkohen. Për çfarë? Për hir të pushtetit. Këta, çfarëdo bashkimi të bëjnë, nuk fitojnë dot, sepse nuk ka superioritet moral.