TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, lidhur me faktin se grupi Alibeaj kërkon negociata me pjesën tjetër të partisë edhe pse operon pa u zgjedhur nga ndonjë strukturë e partisë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti deklaroi se ky grup nuk ka asnjë peshë dhe e vetmja arsye përse ata thirren, është fakti që janë deputetë. Ai gjithashtu e pyeti Çupin, se si merren vendimet në grupin Alibeaj dhe kush ia ka dhënë legjitimitetin këtij grupi.
Neritan Sejamini: Unë mendoj se grupi kundër Berishës duhet të krijojë parti të re dhe të provojë peshën dhe aftësinë e tyre politike. Këta nuk bien dakord me non-gratën, me korrupsionin, etj, atëherë të bëjnë parti dhe të futen në zgjedhje dhe të provojnë peshën e tyre politike.
Nëse ky grup do të bashkohet ka vetëm një mënyrë. Ju nuk mund të negocioni.
Kur vendos zoti Bardhi ose Alibeaj, si merren vendimet? Cila është kryesia? Në kafe i merrni vendimet ju? Partia është strukturë kolegjiale.
Sinqerisht, si merren vendimet në këtë partinë formale që thotë Alibeaj? Cila është kryesia, si bëhen mbledhjet, cili është Kuvendi Kombëtar?
Zoti Bardhi ka zgjedhur zotin Alibeaj, deri kur mbaron ky ngarkimi? Keni ndërmend ta formalizoni këtë të ngarkuarin? Kur vjen puna te partia ju nuk jeni asgjë, vetëm individë.
Dhurata Çupi: Ne jemi një grup, me ngërçin që e kufizuam axhendën, vetëm me axhendë parlamentare. Nuk kemi qenë aktivë në strukturat. Ky është ngërç, por jo argument që të largohemi nga PD dhe mos ju japim demokratëve shansin të fitojnë bashki. Ky është një ngërç.
Neritan Sejamini: Ka vetëm një bashkim, të shkoni atje dhe të pranoni rregullat e lojës. Ju thoni do të diskutoni. Ata kanë vendosur për të bërë primare. Ju nuk keni çfarë negocioni. Rregulli atyre është primare. Ju nuk dilni dot kundër primareve. Atëhere çfarë diskutoni? Për cfarë do të merreni vesh ju? Ju mund të diskutoni nëse keni alternativë tjetër.
Dhurata Çupi: Ka kërkesa të vazhdueshme të dëmokratëve për tu bashkuar. Është nevoja që edhe ky grup ka peshën e vetë elektorale.
Neritan Sejamini: Ju thërrasin ju sepse jeni në Kuvend. Mos të ishit në Kuvend, nuk ju thërriste njeri. Për çfarë do diskutoni ju?
Dhurata Çupi: Për modalitetet, mënyra si do regjistrohen. Një grup ka strukturat, pjesa tjetër ka vulën. Ju po na fusni në presion se çfarë do të diskutoni.
Neritan Sejamini: Berisha thotë nuk kam kandidatë, kemi primare. Juve ju them, sillni kandidatë dhe të votohen. Nëse ju pranoni këtë, është gjë tjetër. Ju nuk e keni vulën, e ka zoti Lulzim Basha, sepse në gjykatë është zoti Basha, vetëm ai mund të çojë kandidatë në KQZ. Në KQZ dhe gjykatë është emri i tij. Ju nuk keni as vulën, vetëm nëse ua ka dhënë zoti Basha ndonjë prokurë.
Dhurata Çupi: Unë flas si pjesë e grupit të PD. Kam bërë thirrje të bashkohemi dhe vijoj të them që duhet të kemi një kandidatëturë për zgjedhjet