AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 21:34

Shëtitorja e Bulqizës në gjendje të mjerueshme/ Blushi: Paratë e investimit në xhepat e qeveritarëve

Shëtitorja e Bulqizës në gjendje të mjerueshme/ Blushi:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar investimet që qeveria e Rames bëri në shëtitoren këmbësore të Bulqizës me një shumë prej 820 mijë euro.

Por siç duket gjithçka është dëmtuar pasi pllakat me të cilat u ndërtua janë shkërmoqur prej ngricave.

Në një postim në Facebook duke ndarë foto nga ambientet e shëtitores Blushi shkruan se degradimi është i dukshëm për cilësinë e investimit dhe se paratë kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve!

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Sheshi qendror i Bulqizës është një nga "kryeveprat" e Rilindjes urbane ku shtatë vite më parë u investuan 820 mijë euro.

Degradimi flet më qartë se çdo gjë tjetër për cilësinë e investimit dhe se në xhepat e kujt kanë përfunduar paratë!

Ja çfarë do të thotë pushtet vendor 100% në duart e "Rilindjes". Koha për llogaridhënie po afron!