AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 18:49

Gjendet e djegur në makinë pa targa në Fier, dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale! Ja si u zbulua nga policia

Gjendet e djegur në makinë pa targa në Fier, dyshohet se mund

Një makinë pa targa është gjetur e djegur pasditen e sotme në fshatin Shtyllas të Fierit. Dyshimet janë se zjarrvënia është e qëllimshme.

Sipas News 24, makina është konstatuar nga banorët e zonës që kanë njoftuar më pas edhe policinë e Fierit.

Dyshohet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale dhe është djegur për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Policia tashmë ka nisur verifikimet për të zbuluar pronarin e automjetit përmes numrit të shasisë dhe pjesëve të tjera të tij që i kanë shpëtuar djegies.