AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 19:36

Aksident në një minierë në Bulqizë, humb jetën 52-vjeçari

Aksident në një minierë në Bulqizë, humb jetën
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur brenda një miniere pasditen e sotme në Bulqizë, ku për pasojë humbi jetën një 52-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi që ka humbur jetën është identifikuar me iniciale K.L. Blutë nuk sqarojnë rrethanat e ngjarjes, teksa thonë se 52-vjeçari është aksidentuar në punë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në një subjekt minerar në Bulqizë,  dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes.