AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 21:25

A do të tërhiqni padinë ndaj Berishës? Dhurata Çupi flet për "bashkimin" e PD-së

A do të tërhiqni padinë ndaj Berishës? Dhurata Çupi
Dhurata Çupi dhe Enton Abilekaj në TPZ

Grupi Alibeaj brenda Partisë Demokratike, ka dhënë sinjale se mund të bashkëpunojë me pjesën tjetër të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit 2023. 

Deputetja Dhurata Çupi, deklaroi se ky grupim kërkon të bashkohet me pjesën tjetër të partisë, por tha se çështjet e tjera, si non-grata e Berishës dhe çështjet që i ndajnë, duhet të diskutohen pas zgjedhjeve. 

Çupi nuk e mohoi mundësinë e tërheqjes së padisë në gjykatë ndaj Berishës, por e quajti çështje dytësore dhe të diskutueshme, që "mund të zgjidhet". 

Pjesë nga biseda: 

Enton Abilekaj: Deklarata e Nokës, ishte si parakusht për marrëveshje, tërheqja e padisë së Alibeaj. Po me primaret çfarë do të ndodhë?

Dhurata Cupi: Nëse bashkohemi, bashkohemi në familjen tonë. Nëse vendosim kushte nuk arrihet. Për zgjedhjet vendore duhet të jemi bashkë.
Nëse e kemi të sinqertë të votojmë kandidaturë dhe të mbështesim një kandidaturë. Më pas mund të ketë diskutime. Aktualiteti politik na detyron të bëhemi bashkë.

Enton Abilekaj: Padia, thuhet se në 3 nëntor jepet vendimi. A do të tërhiqet padia?

Dhurata Çupi: Ne po diskutojmë për vullnete politike. Gjithçka tjetër është dytësore. Vullneti politik është primar. Nëse do të ketë vullnet politik mes protagonistëve të së djathtës, gjykata është hap i dytë që mund të zgjidhet.
Foltorja ka përqindjen më të madhe të strukturave. Nga sondazhet nuk mohohet edhe efekti i grupit tonë.

Enton Abilekaj: Si do të përfshiheni në struktura?

Dhurata Çupi: Para zgjedhjeve vendore nuk duhet të hapet ky problem.

Enton Abilekaj: Ata do të punojnë me strukturat e Berishës?

Dhurata Çupi: Ne do futemi për tu bashkuar, jo për struktura paralele.