AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 17:11

Rama: Moska akuza për trafik organesh në Donbas! Imagjinoni Zelenskyn me të njëjtin fat si Hashim Thaçin

Rama: Moska akuza për trafik organesh në Donbas! Imagjinoni Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm mes situatës në luftës në Ukrainë dhe asaj të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Këshillit të Europës, Rama tha se tashmë Moska akuzon Ukrainën se në zonën e Donbasit po bëhet trafik organesh. Rama tha se të njëjtat akuza janë hedhur dhe ndaj Kosovës, teksa shton se për këto pretendime, Presidenti Zelensky mund të arrestohet pas shumë vitesh.

"E vërteta e Kosovës njihet për të gjithë, për të gjithë ata që kanë vesh për të dëgjuar. Për të gjithë ata që e kanë zemrën në vendin e duhur. Pa këtë të vërtetë, bashkësia ndërkombëtare do të vazhdonte të rrinte më njëanë siç bënte prej dekadash, ndërkohë populli i Kosovës kalonte përmes një apartedi brutal, dhe ndërhynë sepse e vërteta ishjte në anë të Kosovës.

Kosova ka paraqitur kërkesën për t’u bashkuar me Këshillin e Europës. Shqipëria e mbështet këtë kërkesë pa rezerva. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por nëse ky hap i madh kërkon kohë, pranimi i Kosovës nuk duhet të kërkojë më kohë. Bëjeni tani dhe bëjeni për të gjithë ne. Për Europën, jo për Kosovën. Për Europën që përballet së bashku me një luftë të shëmtuar.

Nëse doni një opinion të dytë, Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Pyeteni se çfarë mendojnë tani. Duke menduar për atë që ju thashë më parë, përpiquni të përfytyroni Presidentin Zelensky 10 vjet më pas, që bëhet pjesë e diçkaje kaq sureale siç është Presidenti Thaçi sot, sepse Kremlini dhe Moska tanimë kanë nisur të thonë se ka trafikim të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas. Bëhuni gati për këtë", tha Rama.