TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi sot se kreu i qeverisë Edi Rama e mbajti pushtetin nga copëzimi i PD-së. Ai tregoi dhe arsyet se përse zgjodhi sot t'i bashkohen grupit të Berishës, ndërsa nuk mohoi as fajet e tij për copëzimin e opozitës dhe u kërkoi falje demokratëve.
“Nga copëzimi ynë po mbretëron Edi Rama. Unë personalisht vazhdoj t'i qëndroj asaj që kam thënë për Berishën dhe për pjesën e themelimit. Faj kanë të dy dhe Berisha dhe Basha. Ka një gjë në demokraci.
Nëse Berisha ka qenë kryeministër dhe ka humbur dy herë, por Basha humbi 6 herë. Unë sot u kërkoj falje shqiptarëve që i lamë në këtë lloj qeverisje, sepse po të ishim një trup nuk do të ndodhte kështu”- tha ai për Euronews.