AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 19:42

Ndryshimet në qeveri... A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Flet Sekretari i Përgjithshëm i PS

Ndryshimet në qeveri... A do të ketë zgjedhje të

Një ditë më parë Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri, të cilat sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë socialiste, Blendi Klosi, kanë si synim vizionin që socialistët kanë për 2030-ën.

“Vizioni jonë për 2030-ën kërkon që ne të kemi një ndryshim të ri. Vizioni i 2030 kërkon që të jetë forca të reja në qeveri, në parti, të ketë mendime të reja, aksioma të reja dhe teknicienë të rinj”– tha Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS.

Po a janë këto ndryshime të diktuara nga aksionet e ndërmarra nga drejtësia?

“Të 7 koleget kanë një histori 10 vjeçare kanë firmosur me qindra shkresa e tendera dhe të 7 vijnë përsëri në pushtet. Pa dyshim ka edhe njerëz që e kanë shkelur dhe kanë bërë gabime.”– shtoi Klosi.

Në këto kushte, a janë socialistët të përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Për këtë, Klosi dha këtë përgjigje. 

“A ndodhë kjo për 6 muaj, 1 vit apo 1 vit e gjysmë, është shumë pak, ne po punojmë“-tha Klosi.