AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 18:44

Tjetër aksident në vend, makina përplas turistin polak në aksin rrugor Qafë-Thanë-Doganë

Tjetër aksident në vend, makina përplas turistin polak në

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë-Doganë. Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor, i cili ka mbetur i plagosur.

Turisti ka qene duke udhëtuar me një grup motorristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Prrenjasit.