AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 18:27

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, dyshohet për një të vdekur

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, dyshohet për

Një aksident fatal ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Korçë-Pogradec, ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë në Maliq.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend.

Sakaq shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.