TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident është raportuar sonte në Tiranë. Bëhet me dije se autobusi i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me dy automjete të tjerë, në rrugën ‘Bardhyl’ në kryeqytet.
Sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K.
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.