AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 18:04

Fshihnin drogë në makinë dhe kundërshtuan policinë për t’i kontrolluar, e pësojnë 3 persona në Elbasan

Fshihnin drogë në makinë dhe kundërshtuan policinë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, ndërsa dy të tjerë, 45 dhe 39 vjeç, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se këta persona kanë kundërshtuar kontrollin fizik nga efektivët, si edhe atë në automjetin me të cilin qarkullonin.

Nga kontrollet e realizuara, 34-vjeçarit të  iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e dyshuar kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Sh., 45 vjeç dhe E. D., 39 vjeç. Të 3 këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollove fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonin. Nga kontrollet, shtetasit të arrestuar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.