AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 19:50

Basha e Berisha “luftë” për zgjedhjet në Kukës, grupi i ish-kryeministrit ankimon vendimin e KQZ  

Basha e Berisha “luftë” për zgjedhjet në Kukës,

Ndërsa afrojnë zgjedhjet e reja për Bashkinë Kukës, grupi i Berishës ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ.

Një ditë më parë kjo e fundit regjistroi PD me në krye Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Kukësit, që do të mbahen në datën 24 shtator.

Në shkresën drejtuar KAS , grupi i Berishës  kundërshton vendimin që KQZ mori një ditë më parë dhe kërkon që të çregjistrohet PD dhe të regjistrohet grupi i Sali Berishës.