TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, ka postuar disa foto të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili shihet duke festuar me alkool, bashkë me disa persona të tjerë. Siç duket në fotot e postuara, në tavolina ka xhin organik të quajtur "Engine", një pijë e fortë alkoolike me 42 për qind të volumit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti thekson se festa ka ndodhur në 2 Shtator, ditën kur Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD.
"Pas gjithë atij “stresi” 10 vjeçar ne “ opozite” por sidomos pas nje fushate te “ lodhshme” dhe nje fitore ” historike” ne 22 korrik, nje super “suksesi” me date 2 shtator, e do robi nje relaks
Shyqyr qe u “ ngop” njeher te pakten me 6-7 poste dhe u zhvesh nga bluza e Zelenskit, po ne dreq e gjithe “ lufta” qe po ben per te mbrojtur Ameriken nga Gaz Bardhi.
Kurre nuk do ja kishte “ dale” i vetem ne gjithe kete beteje te pa imagjinuar, po te mos kishte ne krah filo perendimoret si Çollakun e pdr, Açken dhe Oriolen e shqrcv, dhe disa ithtare te thekur te Anglise, Frances, Gjermanise e sidomos te Italise ,qe e kane furnizuar me emigran si skafiste
E gjithe beteja 2 vjeçare e Bashes do te kishte deshtuar pa pranine e armikut me te eger kundra Kines, Korese, Kubes e Rusise, dhe atij qe ja ka bere Putinit rrup sup, Alibejes"-shkruan Murrizi.