AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 19:46

Tre turistë të huaj përfshihen në aksident në Himarë, një i plagosur

Tre turistë të huaj përfshihen në aksident në

Një aksident “ndërkombëtar” ka ndodhur këtë pasdite në Himarë, ku një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese një angelze 44 vjeçare është përplasur me një motormjet, me drejtues një turist austriak, 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Llaman”. Si pasojë, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motormjet, një turiste 27 vjeçare nga Franca, e cila ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.